Shkurt.ch

Gripi kalon pragun e epidemisë

Këto ditë, për herë të parë në këtë dimër, gripi ka kaluar “pragun” për tu konsideruar epidemi, ka njoftuar Enti Federal i Shëndetësisë (BAG). Më së shpeshti nga gripi janë të goditur foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Ky prag kalohet kur 72 në 100 mijë veta sëmuren nga gripi.

Në javën e parafundit të këtij viti, në 100 mijë banorë kanë kërkuar ndihmën e mjekut mesatarisht 79 persona me virusin e gripit. Enti në fjalë njofton se kantonet veriore të Zvicrës janë deri më tash më të kursyera nga epidemia e gripit.