Kuriozitete
Grip, ftohje apo koronavirus?
Ky është dallimi i simptomave mes gripit, ftohjes dhe koronavirusit.
Në pamje të parë, simptomat e koronavirusit, të njohur ndryshe si Covid-19, janë të ngjashme me ato të gripit dhe ftohjes.
Simptomat më të zakonshme të koronavirusit përfshijnë:
– Ethe
– Temperaturë
– Kollë e thatë
– Gulçim
– Dhimbje muskujsh
– Lodhje
Simptoma më pak tipike:
– Gëlbazë
– Dhimbje koke
– Diarre
Simptoma jotipike:
– Rrjedhje nga hundët
– Dhimbje e fytit
Rrjedhja nga hundët dhe dhimbja e fytit janë simptoma tipike të infeksionit të sipërm të aparatit të frymëmarrjes. Prandaj tështimat janë shenjë tipike e gripit ose ftohjes së zakonshme.
Ndërkohë që koronavirusi prek përgjithësisht traktit e poshtëm të frymëmarrjes dhe shumica e të infektuarve shfaqin kollë të thatë, gulçim, pneumoni, por jo dhimbje fyti.
Në një pjesë të mirë të të infektuarve me koronavirus nuk shfaqen simptoma. Sipas RKI, agjenci qeveritare gjermane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, virusi ka një periudhë inkubacioni prej 14 ditësh.
Edhe mjekët mund të hasin vështirësi për të treguar ndryshimin mes infeksionit të gripit apo ftohjes së zakonshme. Kur kemi të bëjmë me një ftohje të zakonshme, shfaqen probleme me gërvishtjen në fyt, më pas rrufë dhe në fund kollë. Këto simptoma, si ethe dhe dhimbje koke, mund të ndikojnë që njerëzit të ndihen të lodhur me ditë të tëra.
Ndryshe nga ftohja, gripi shfaqet menjëherë: si dhimbje e kokës, dhimbje e muskujve, kollë e thatë, ngjiret zëri, dhimbje fyti dhe ethe dhe/ose temperaturë.
Ftohja e zakonshme kalon brenda disa ditësh dhe shumica e simptomave largohen pas rreth një jave; një grip e mban të sëmurin për të paktën një javë në një gjendje të rënduar shëndetësore dhe duhet pak kohë derisa ai/ajo të ndihet sërish i/e shëndetshme.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?