Bota

Grevë urie 5-orëshe të dielën, në Gjermani

Transporti ajror po përballet me shumë probleme kohët e fundit. Unioni gjerman i stafit ajror ka thirrur për një grevë urie pesorëshe ditën e diel.

Të gjithë punonjësit e kompanisë që më së shumti gjenden në Frankfurt dhe Munih, janë thirrur për një marshim në protestë.

Linja më e madhe ajrore gjermane, e cila paralajmëroi fitime në fillim të këtij viti, ka filluar të ulë kostot për të përballuar konkurrencën e ashpër të çmimeve dhe çmimet e larta të karburantit në një sektor, i cili po sheh gjithnjë e më shumë kompani të zhduken nga tregu, transmeton Scan.

Unioni i Punëtorëve po kërkon nga kompania një rritje me 1.8% në rroga, në një periudhë prej 1 viti e gjysmë, përcjell albinfo.ch.