Lajme
Grevat po paralizojnë Britaninë, punonjësit bojkotojnë punën
Britania e Madhe po përjeton një dimër të vështirë. Në mbarë mbretërinë ka nisur të martën dita e parë e grevës së punonjësve të hekurudhave për paga dhe kushte më të mira pune.
Sipas sindikatës kryesore të sektorit, RMT, 40 mijë punonjës në mbarë vendin kanë ulur veglat e punës. Përveç se në dhjetor, ata kanë paralajmëruar edhe 4 ditë të tjera grevë në janar. Por, nuk janë vetëm hekurudhat. Edhe punonjës të tjerë të sektorit të transporteve, si agjentët e policisë kufitare, që kontrollojnë pasaportat dhe bagazhet, po planifikojnë një aksion industrial periudhën e Krishtlindjes.
E shoqëruar me problemet e krijuara nga dëbora, greva pritet ta bëjë javën shumë të vështirë për pasagjerët.
Ndërkohë, në shëndetësi, infermieret do të braktisin punën, për plotësimin e kërkesës për një rritje me 19% të pagave, që për qeverinë është e papërballueshme.
Autoritetet do të angazhojnë ushtrinë për të reduktuar pasojat e grevave, ku kanë hyrë edhe shoferët e ambulancave.
Gjithçka është pjesë e një vale masive e braktisjes së punës në Britani, me numrin e ditëve të bojkotit që kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë.
Ajo çka ka nxitur këtë pakënaqësi është inflacioni i lartë, që muajin e kaluar preku kuotën e 11 përqindëshit.
Me parashikimet që Mbretëria e Bashkuar do të hyjë në recesion, situata ekonomike është e zymtë, edhe pse në prag të Krishtlindjes./BBC
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve