Lajme
Greqia vazhdon luftën me zjarret
Greqia ka hyrë në ditën e pestë që kur pyjet janë duke u djegur në perëndim të Athinës.
Zjarrfikësit, të mbështetur nga avionë që bartin ujë dhe me ndihmë nga personeli shtesë nga Qiproja, Franca, Izraeli dhe Italia, u përpoqën të kontrollonin zjarrin që shpërtheu në zonën më të gjerë të Athinës, duke shkatërruar shtëpi dhe duke detyruar evakuime të banorëve, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Ne po vazhdojmë të luftojmë zjarrin në perëndim të Athinës. Po i frikësohemi rindezjes së tij”, tha një zyrtar i zjarrfikësve për agjencinë e lajmeve Reuters, përcjell albinfo.ch.
Nga këto zjarre janë dëmtuar mbi 100 shtëpi dhe biznese, ndërkohë që shumë pranë Athinës ka shpërthyer edhe një zjarr tjetër.
Qeveria njoftoi të premten se do të ndajë ndihma për familjet e prekura, bëhet fjalë për ndihmën financiare dhe subvencione për shtëpitë me qira.
Ndërkaq, dy zjarre të tjera në pyje në ishullin Rodos dhe në lagjen Lakonia në Greqinë jugore u vunë nën kontroll të premten, përcjell albbinfo.ch.
Ministri për Krizat Klimatike, Vasilis Kikilias, u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë vigjilentë, shkruan REL.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?