Lajme
Greqia rimburson deri në 60% tarifat shtesë të energjisë elektrike
Qeveria greke do të vendosë një tavan në çmimet me shumicë të energjisë elektrike për të ndihmuar konsumatorët dhe bizneset të përballen me kostot e rritjes së energjisë.
Programi i mbështetjes së qeverisë do të jetë me katër drejtime dhe do të rimbursojë 60% e gjithë tarifave shtesë të energjisë elektrike që konsumatorët kanë paguar nga dhjetori deri në maj.
Ky rimbursim do të kufizohet në 600 euro, i cili do të mbulojë të gjithë konsumatorët me të ardhura vjetore deri në 45,000 euro, raporton Reuters.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Mitsotakis, i cili tha se qeveria greke në korrik do të nisë një sistem për shkëputjen e rritjes ndërkombëtare të gazit nga faturat elektrike të vendit.
“Pavarësisht nga vendimet europiane, qeveria greke, me iniciativën e saj, do të nisë në korrik një sistem që do të shkëpusë rritjen ndërkombëtare të gazit nga faturat e energjisë elektrike të vendit. Kjo skemë do të funksionojë deri në një vit”, tha kreu i qeverisë.
Për muajin maj dhe qershor, familjet do të përfitojnë 50% zbritje për çdo rritje të konsumit mbi 300 Kwh.
Fitimet shtesë të kompanive energjetike të realizuara gjatë krizës energjetike do të taksohen me 90%.
Duke i përshkruar masat si një “ndërhyrje e dyfishtë e shtetit” në tregun e energjisë, Mitsotakis tha se qeveria po vendoste një kufi indirekt mbi çmimet e energjisë.
Sipas autoritetit statistikor të Greqisë, inflacioni në mars arriti nivelin më të lartë të 26 vjetëve prej 8.9%, i cili përfshinte një rritje prej 30% të kostove për qiranë, energjinë elektrike, ngrohjen dhe gazin.
Për të luftuar inflacionin në rritje, një muaj më parë qeveria njoftoi se do të rriste edhe pagën minimale në 713 euro, e cila është e dyta herë për këtë vit./Euronews
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?