Lajme
Greqia përballet me të nxehtin rekord
Në Greqi temperaturat pritet të rriten mbi 40 Celsius në dy javët e ardhshme, në kohën kur bota po përballet me nxehtësi ekstreme.
Vala e të nxehtit në Greqi do të bëhet më e gjata në historinë e regjistruar të vendit, shkruan DW.
“Sipas të dhënave, ndoshta do të kalojmë 16-17 ditë të një vale të nxehti, e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë në vendin tonë”, tha për televizionin ERT Kostas Lagouvardos, drejtor i kërkimeve në Observatorin Kombëtar, përcjell albinfo.ch.
“Kjo fundjavë rrezikon të jetë më e nxehta e regjistruar në korrik në 50 vitet e fundit”, tha Panagiotis Giannopoulos, meteorolog në transmetuesin shtetëror ERT, shkruan DW.
Athina do të ketë temperatura mbi 40 Celsius për gjashtë deri në shtatë ditë, deri në fund të korrikut.
Autoritetet kanë paralajmëruar njerëzit të evitojnë ekspozimin në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar.
Ndërkohë, zjarrfikësit po luftojnë me dhjetëra zjarre që digjen në gjithë Greqinë. Të premten u raportuar se se 52 zjarre të reja po digjen, ndërsa ekipet po zgjidhin gjithsej 79 zjarre, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?