Lajme
Paralajmërimi për rritjen e çmimit të energjisë shkakton shqetësime të mëdha në BE
Greqia, Franca, Spanja, thirrje BE-së që të marrë masa për rritjen e çmimit të energjisë
Përballë paralajmërimeve për një rritje globale të çmimit të energjisë elektrike, Greqia, Franca dhe Spanja bëjnë thirrje për një përgjigje të koordinuar për të mbrojtur qytetarët më të varfër, konkurrencën e kompanive dhe për të mbrojtur planin e Evropës për të ndaluar emetimin e CO2 deri në vitin 2050.
Deri më tani Franca, Italia, Greqia dhe Spanja po planifikojnë të lehtësojnë pagesat për familjet në nevojë.
Çmimet e gazit në Bashkimin Evropian u rritën në nivelet më të larta më 1 tetor, pasi furnizuesi kryesor i gazit, Rusia, mbajti të bllokuar një pjesë të dërgesës, duke sinjalizuar presione të mëtejshme të çmimeve ndaj konsumatorëve evropianë për më shumë kur shkojmë në sezonin e dimrit.
Gjatë takimit të ministrave të financave të BE-së në Luksemburg, Franca dhe Spanja ofruan disa opsione për të zgjidhur problemin.
“Ne kemi ofruar disa propozime, shtetet e tjera anëtare po i bashkohen kësaj përpjekjeje. Shpresoj që institucionet evropiane do të ndërmarrin veprime vendimtare dhe urgjente për të trajtuar këtë çështje”, u shpreh sot Nadia Calvino, ministre spanjolle e Financave.
Një nga opsionet e ofruara është krijimi i një rezerve strategjike evropiane të gazit, e cila do të ndihmonte bllokun të negocionin çmime më të ulëta sesa nëse të njëjtat blerje do të bëheshin individualisht.
Ministri francez i Financave, Bruno le Maire, bëri një deklaratë të ngjashme, duke thënë se ai do të propozonte rregullim më të mirë të stoqeve evropiane të gazit dhe shkëputjen e çmimit të energjisë elektrike nga çmimet e gazit.
“Për vite, jo për muaj, do të na duhet të përballemi me një nivel të rritur çmimesh, sepse ka nevojë për më shumë energji elektrike dhe ekziston një lidhje midis energjisë elektrike dhe gazit”, tha ministri, duke shtuar se është e nevojshme për të investuar më shumë në burime të rinovueshme dhe ndoshta në impiante bërthamore./Euronews
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra