Autotech
Grekët ‘manipulojnë’ me kilometrat e veturave të blera në Gjermani
Situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë njësitë e autorizuara kanë ndërprerë të gjitha shitjet tek tregtarët grekë të automjeteve të përdorura
Tregtarët grekë të automjeteve të përdorura në Gjermani kanë hyrë në “listën e zezë” për shkak të kontrolleve që autoritetet po kryejnë vazhdimisht dhe kanë të bëjnë me automjetet e përdorura që u kanë shitur tregtarëve grekë dhe në shumë prej tyre janë konstatuar paligjshmëri në lidhje me TVSH-në dhe manipulimet e kilometrazheve.
Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe tashmë njësitë e autorizuara kanë ndërprerë të gjitha shitjet te tregtarët grekë të automjeteve të përdorura, ndërsa të njëjtën linjë ndjekin edhe shitësit e mëdhenj të pavarur të automjeteve të përdorura në Gjermani, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja është fokusuar në faktin se organet tatimore dhe doganore të Gjermanisë i thërrasin vazhdimisht për kontroll për automjetet e përdorura që janë eksportuar në Greqi, por siç është konstatuar në shumë raste, ose TVSH-ja ka “humbur”, kilometrat janë manipuluar, ose dokumentacionet kanë probleme!
Shkurtimisht, disa tregtarë grekë të makinave të përdorura kanë arritur të fusin në listën e zezë të gjithë sipërmarrësit dhe i vetmi burim i blerjes së automjeteve të përdorura për grekët mbeten shitësit e vegjël të pavarur me automjete me cilësi të dyshimtë.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












