Portrete të firmave
«Greenhouse» ekspozon në Swissbau 2024, panairi më i madh i ndërtimit në Evropë
Nga 16 deri më 19 janar 2023 „Swissbau“ hap dyret në Bazel të Zvicrës.
Panairi „Swissbau“, sipas organizatorëve, është një nga më të mëdhenjtë e këtij lloji në Evropë.
Në mesin e tyre do të ekspozojnë edhe kompani nga Kosova.
Kompania Greenhouse SH.P.K është njëra nga kompanitë pjesëmarrëse në panairin Swissbau 2024.
Greenhouse SH.P.K është kompani e përpunimit të drurit që ofron koncept të ri dhe inovativ në prodhimin e shtëpive të parafabrikuara prej druri miqësore me mjedisin dhe me cilësi të lartë për tregun vendas dhe ndërkombëtar. Kompania ofron një garanci 10-vjeçare për cilësinë e produkteve të saj dhe në përputhje me praktikat më të mira të ndërtimit. Kompania i kryen aktivitetet e saj prodhuese në fabrikën e vendosur në fshatin Radac përgjatë rrugës kryesore nga Peja për në Mal të Zi.
Firmat kosovare do të jenë prezente me pronarët e tyre dhe pritet që ata të bëjnë lidhje të reja biznesi me kompani zvicerane dhe të huaja.
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Mbi 58 mijë votues të regjistruar jashtë Kosovës Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri më 22 dhjetor...
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
Jeta në Zvicër
-
Rritje e ndjeshme e aksidenteve në ski te të moshuarit Në një vlerësim të publikuar të hënën, Fondi Zviceran i Sigurimit të Aksidenteve (Suva) thekson se...
-
Badhütte, kasollja shekullore në Rorschach, shkatërrohet plotësisht nga zjarri
-
Qeveria paralajmëron për kushte të këqija të rrugëve, rrezik nga ortekët në Alpet zvicerane
-
Parfumi REMIX: Një inovacion zviceran me investitorë shqiptarë
-
Bora krijon kaos në Bernë, pezullohet pjesërisht qarkullimi i autobusëve