Portrete të firmave
“Green House”, ndër kompanitë lidere të ndërtimit “të gjelbër”
“Aktualisht `Green House` mund të konsiderohet si njëra nga kompanitë lidere në sektorin e shtëpive modulare apo të parafabrikuara”
“Green House” ka filluar punën në vitin 2015 dhe është themeluar si rezultat i kërkesave të klientëve, kryesisht zviceranë, por edhe të vendeve të tjera të BE-së dhe më gjerë, me të cilët ne, si afaristë, kemi pasur kontakte”. Kështu thotë në intervistën për Albinfo.ch Nazmi Mehmetaj, themelues dhe bashkëpronar i kompanisë `Green House`me seli në Zvicër.
Albinfo.ch: Në Zvicër mund të ndërtojmë një shtëpi komplete druri, me të gjitha hapësirat e saj, vetëm me produktet e kompanisë “Green House” nga Kosova. A mund të na tregoni diçka me tepër: prej nga ideja, kur ka filluar puna dhe përse kishte nevojë për “Green House”-s në Zvicër?
Nazmi Mehmetaj: Të gjithë trendët dhe zhvillimet e reja na orientojnë drejt koncepteve të gjelbra, ruajtjes së ambientit dhe ekonomisë qarkore. Prandaj, pa dyshim që industria e ndërtimit është njëra nga industritë që ka ndikim në mjedis dhe ka nevojë qe gradualisht të orientohet drejt koncepteve të gjelbra, ekologjike dhe të qëndrueshme. Bazuar në këto koncepte të së ardhmes, është ndërtuar edhe ideja e jonë mbi të cilën ka lindur “Green House”, për të cilën flet edhe vetë emri.
Puna e “Green House” ka filluar në vitin 2015 dhe është themeluar si rezultat i kërkesave të klientëve kryesisht zviceranë, por edhe të vendeve të tjera të BE-së dhe më gjerë, me të cilët ne, si afaristë kemi pasur kontakte.
Vlen të ceket që vendimi ynë që të futemi në industrinë e përpunimit të drurit, rrjedhimisht në industrinë e gjelbër të ndërtimit, lidhet edhe me dëshirën tonë si afaristë që të bëjmë një investim të vlefshëm në Kosovë, i cili do të kishte impakt pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit dhe i cili do të ishte një model i mirë dhe një tregim suksesi edhe për afaristët e tjerë nga diaspora dhe investitorët e jashtëm që ta konsideronin Kosovën si destinacion atraktiv për investime.
Ky investim përveç impaktit pozitiv në zhvillim ekonomik dhe punësim, ka pasur impakt pozitiv edhe në krijimin e një modeli të suksesshëm të punës sipas teknologjisë dhe standardeve më të larta të aplikueshme në Zvicër. Si i tillë, shërben si model i vlefshëm për kompanitë lokale në Kosovë, të cilat operojnë në sektorin e njëjtë.
Albinfo.ch: Cilat janë kërkesat?
Nazmi Mehmetaj: Kërkesat janë relativisht të mëdha dhe janë vazhdimisht në rritje, sepse kualiteti superior të cilin e ofron “Green House” është i standardeve më të larta që aplikohen në tregun zviceran dhe në tregjet e tjera të Bashkimit Evropian.
Si kërkesa konkrete kemi në tregun zviceran, gjerman, francez, holandez, austriak dhe së fundmi jemi para përmbylljes së një kontrate të madhe me një kompani në tregun spanjoll.
Albinfo.ch: Si është bashkëpunimi me firmat e shqiptarëve të Zvicrës?
Nazmi Mehmetaj: Me kompanitë e kosovarëve në Zvicër kemi raporte shumë të mira bashkëpunimi, sidomos me kompanitë e sektorit të ndërtimit, me të cilat na lidh interesi i përbashkët, sepse koncepti ynë për zhvillim të qëndrueshëm si “Green House” është që të krijojmë partneritete të shëndosha në vend të konkurrencës së ligë.
Albinfo.ch: Çfarë sfidash keni hasur me kompaninë tuaj në raport me tregun zviceran të ndërtimit?
Nazmi Mehmetaj: Deri me tash nuk është që kemi hasur në ndonjë sfidë të pakalueshme, përveç këtyre sfidave të zakonshme të bizneseve, të cilat falë përvojës të gjatë në biznes, profesionalizimit dhe rrjetit të gjerë të partnerëve që i kemi, i tejkalojmë shumë më lehtë.
Albinfo.ch: A mund ta prezantoni aktualisht kompaninë tuaj “Green House”: si keni filluar dhe tani sa punëtorë keni?
Nazmi Mehmetaj: Aktualisht “Green House” mund të konsiderohet si njëra nga kompanitë lidere në sektorin e shtëpive modulare apo të parafabrikuara, sepse rritja jonë ka qenë shumë dinamike, por shumë e natyrshme në të njëjtën kohë.
Në themelim, “Green House” ka pasur 7 të punësuar, ndërsa tani kemi 28 të punësuar. Numri i të punësuarve nuk është edhe që ka lëvizur shumë sepse “Green House” aplikon sisteme të avancuara digjitale dhe teknologji të nivelit të industrisë 4.0 dhe ne funksionojmë sipas konceptit Lean Manufacturing që është një koncept i avancuar në industri, i cili rrit produktivitetin dhe ul mbetjet industriale.
Albinfo.ch: Cila është paleta që prodhoni dhe me çka dallon ajo nga ofertat e tjera?
Nazmi Mehmetaj: Produkt kryesor i “GreenHouse” janë shtëpitë modulare apo të parafabrikuara, të cilat si material kryesor në proces të prodhimit e përdorin drurin dhe materiale të tjera të ndërtimtarisë.
Oferta jonë, përveç kualitetit superior, fleksibilitetit në prodhim, saktësisë në afate të liferimit etj. nga ofertat e tjera dallon sepse ne përdorim lëndë të parë dhe materiale drusore të certifikuara dhe ekologjike dhe vlen të përmendet që “Green House” së shpejti do të pajiset me “Ü Zeichen” që është certifikatë e kualitetit për produktet ndërtimore dhe PEFC që është certifikatë që mbështet konceptin ekologjik që mbron pyjet dhe në ndërtim përdor vetëm materiale nga pyjet e certifikuara.
Albinfo.ch: A ka plane për zgjerim tjetër të biznesit në Zvicër apo në ndonjë vend tjetër?
Nazmi Mehmetaj: Trendi i rritjes dhe diversifikimit të kërkesës ka qenë relativisht dinamik në vitet e fundit dhe bazuar në analizat dhe projeksionet e fundit, del që rritja dhe zgjerimi i “Green House” edhe në tregjet e reja është i pashmangshëm dhe për ketë ne si aksionarë jemi duke shqyrtuar disa opsione të zgjerimit.
Një nga opsionet e zgjerimit është edhe një mega kontratë afatgjatë që është para finalizimit, me një kompani partnere në Spanjë, e cila do të kërkojë sasi dhe intensitet të madh të punës, ku potencialisht për të menaxhuar dhe implementuar këtë kontratë mund të na duhet të investojmë në një linjë të prodhimit në Spanjë.
Siç e përmendem më lart, një linjë të prodhimit e kemi edhe në Kosovë, të cilën kemi plane ta zgjerojmë tutje dhe si opsion është që një linjë ndihmëse të prodhimit ta bëjmë edhe në Zvicër.
/artikull i sponzorizuar/
Të ngjashme
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve