Shkurt.ch

Gratë, shumicë në ekzekutivin e Vaudit

Në zgjedhjet për ekzekutivin e Kantonit Vaud kanë fituar socialdemokratët dhe të gjelbrit. Shumicën në këtë qeveri tashti e përbüejnë femrat që vijnë nga këto parti.

Në rundin e dytë të zgjedhjeve kanë fituar dy kandidatet socialdemokrate Nuria Gorrite (ka arritur rezultatin më të mirë, me 53.8%) dhe Anne-Catherine Lion si dhe kandidatja e gjelbër Béatrice Métraux. Kandidati nga SVP-UDC Claude-Alain Voiblet nuk ia doli të zgjidhet.

Në raundin e parë ishin zgjedhur katër anëtarë të qeverisë së kantonit.

Në garniturën e re, SP-PS ka tre përfaqësues në qeveri, FDP-PLR ka dy ndërsa liberalët dhe të gjelbrit nga një përfaqësues.