Kuriozitete

Gratë që s’e ndryshojnë mbiemrin pas martesës i bëjnë burrat të duken më të dobët

Burrat, gratë e të cilëve nuk e ndryshojnë mbiemrin, konsiderohen si më shumë feministë dhe kanë më pak fuqi në lidhjen e tyre, ka gjetur një studim i Universitetit të Nevadas

Një kohë mbiemri i burrit merrej gjithmonë nga gratë. Megjithatë, kohëve të fundit gratë po vazhdojnë të mbajnë mbiemrin e vajzërisë.

Një studim i ri ka sugjeruar se çfarë kjo zgjedhje e gruas ndryshon edhe mendimet e njerëzve për burrin.

Burrat, gratë e të cilëve nuk e ndryshojnë mbiemrin, konsiderohen si më shumë feministë dhe kanë më pak fuqi në lidhjen e tyre, ka gjetur një studim i Universitetit të Nevadas, transmeton Albinfo.ch.

Në kulturën perëndimore, tradita e ndryshimit të mbiemrit te gratë është e përhapur, por në vitet e fundit ekspertët kanë shtruar pyetje pse kjo traditë mbetet, kur dihet roli më i madh që tash ka gruaja në shoqëri. Studimet e mëparshme kanë treguar se gratë që mbajnë mbiemrin e vajzërisë shihen si më të fuqishme dhe me më shumë fokus në vete, por akoma nuk ishte bërë e qartë se çfarë mendojnë njerëzit për burrat e tyre.

Në hulumtimin  u morën 139 persona që u desh të flisnin se çfarë mendojnë për burrat, gratë e të cilëve nuk ndryshojnë mbiemrin pas martesës. Shumica e njerëzve i konsideronin këta burra si më të dobët në martesë dhe më feministë.

“Zgjedhja e një gruaje që të mbajë mbiemrin e vet sjell perceptime të ndryshme për burrin e saj, për forcën e tij në lidhje”, ka thënë Rachael Robnett ndër autorët e studimit.