Shqipëria
Gratë që punojnë punë të burrave
Edhe këtë 8 Mars, Donika punon në arë deri në perëndim të diellit. “Burri më ka bërë dhuratë vëthë floriri sot”, tregon gruaja
Shumë gra në Shqipëri punojnë të rënda, apo punë të burrave. Njëra ndër to është edhe Alma Matraku.
Por, të qenët grua me një profesion bastion të burrave, ka patur përparësitë e saj. “Isha në Greqi. Më lindi ideja që të bëja një zanat ndryshe. Bleva makineritë dhe erdha në Shqipëri. Në fillim ishte e vështirë puna, pastaj pata sukses sepse isha grua, kisha më shumë favore sepse i jepja më shumë rëndësi detajeve të mobilimit”, ka thënë ajo, raporton “TCH”.
Alma është 36-vjeçare dhe ditën e kalon mes familjes dhe zdrukthtarisë. Sa herë kujton vështirësitë e para, gjen forcën për të punuar më shumë.
“Në fillim shkoja në magazina dhe të gjithë habiteshin se si do ta bëja unë këtë punë, si femër që jam. Edhe në shtëpitë e klientëve ishte e vështirë të bindeshin që të më jepnin punën”, përcjell albinfo.ch.
Edhe për Donika Verdhon në Divjakë, ky 8 Mars është një ditë pune e zakonshme.
Së bashku me të shoqin janë zgjuar herët për të punuar në tokat e tyre. Ish-traktoriste në kohën e kooperativave, sot Donika ka ditur t’i përshtatet kohës, duke u bërë një fermere e suksesshme.
“Për të gjitha gratë, bujqësia është shumë e vështirë, por do i përshtatemi kushteve. Unë ndihem e kënaqur që punoj çdo ditë me burrin tim”, thotë Donika.
Edhe këtë 8 Mars, Donika punon në arë deri në perëndim të diellit. “Burri më ka bërë dhuratë vëthë floriri sot”, tregon gruaja.
Për Donikën, këtë 8 Mars, dhurata nuk është një detyrim rutinë festash, por një dedikim për gruan që të gjithë në familje e shohin si çelësin e suksesit të biznesit.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik