Gruaja

Gratë prezantojnë specialitetet e kuzhinës shqiptare

Ne Seebach të Cyrihut, të shtunën, më 9 nëntor janë mbledhur gratë për të prezantuar specialitetet e kuzhinës shqiptare në kuadër të projektit të Grave 5-Plus të iniciuar nga AlbaRadio në Zürich.

Organizatorët thanë se prezantimi i specialiteteve të kuzhinës shqiptare ka qenë dinjitoz.

Për të shijuar llojllojshmërinë e ushqimeve shqiptare kishin ardhur edhe pjesëtarë të komuniteteve tjera te huaja si dhe zviceranë.

Gratë shqiptare kishin sjellë me vete ushqime, duke filluar  nga flija  e deri në bakllavë

Të pranishmit shijuan fasule në tavë, speca të mbushur, pite misri, pite me presh dhe  specialitete  të vjetra shqiptare.

Iniciatori i projektit, Kadri ismajli, tha se ky projekt ka për qëllim të „zgjojë“ gratë shqiptare, sidomos gjeneratën e parë që ishte viktimë e mërgimit të hershëm.

„Qëllimi  është që gratë të përfshihen në jetën e këtushme dhe të afrojnë gjeneratën  e dytë që është  duke u konfrontuar me dy kulturat qe e rrethojnë“, tha Kadri Ismajli.

Projekti  „Gratë e Grupit 5-Plus“ synon që të përhapet  në të gjitha pjesët e Zvicrës.

Për takimin e dytë të së shtunës kanë shprehur interesim edhe shumë gra zvicerane për këtë projekt.

Shoqatës së “AlbaRadios” me Projektin 5-Plus i janë shtuar edhe 15 anëtarë të rinj.

Projekti i grave 5-Plus do të vazhdojë me prezantimin e kuzhinës shqiptare edhe nëpër kantonet e tjera të  Zvicrës

„Ne kërkojmë bashkëpunëtorë dhe të interesuar nga kantonet frankofone dhe nga Tesina. Një kërkesë  konkrete vjen dhe për të gjithë bizneset shqiptare në Zvicër: Të përkrahin me shuma simbolike këtë projekt në konton: Verein AlbaRadio 8305 Dietlikon Konto: PostFinanc 60-170792-7 IBahn CH97 0900 0000 6017 0792 7“, tha për albinfo.ch, Kadri Ismajli.