Kosova
Gratë në Kosovë paguhen më pak se burrat
Kjo dukuri aplikohet në sektorin privat dhe atë publik
Gratë në Kosovë diskriminohen në shumë sektore. Ato kanë shumë vështirësi për të gjetur punë, por edhe kur gjejnë paguhen më pak se kolegët meshkuj.
Kjo dukuri aplikohet në sektorin privat dhe atë publik. Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit të Sindikatës së Pavarur të Kosovës, thotë se po diskriminohet gjinia femërore. “Është e vërtetë që janë të diskriminuara në tregun e punës, siç janë paga më të ulëta, pushimet, punësimet, e edhe te marrja pjesë në institucione. Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga institucionet kompetente që pozicioni i gruas duhet të jetë prezent ashtu siç i takon me ligj dhe mos të diskriminohen”, thotë Arifaj për “Evropën e Lirë”.
Në Kosovë gratë përfaqësojnë gjysmën e popullatës së përgjithshme, por pavarësisht kësaj, në tregun e punës, sipas shifrave zyrtare, vetëm 12 për qind e tyre punojnë, përcjell albinfo.ch.
Albana qe dy vjet punon në sektorin privat. Ajo thotë se në kompani ka pozitën e njëjtë me një koleg mashkull, por është e bindur se, ai paguhet më shumë. “Unë dhe një koleg e kemi punën e njëjtë, por ai paguhet më shumë. Nuk e di arsyen”, thotë Albana.
Në anën tjetër, në një raport të publikuar nga Instituti “Riinvest”, thuhet se nga përqindja e përgjithshme e grave të punësuara, 54 për qind prej tyre janë të punësuara në sektorin privat dhe 41 për qind në sektorin publik.
Në këtë raport thuhet, se gratë e punësuara në sektorin publik, në 78 për qind të rasteve besojnë se ato paguhen njëjtë si burrat për punën e njëjtë dhe 8 për qind nuk besojnë se paguhen njëjtë.
Por, në sektorin privat, vetëm 51 për qind e grave besojnë se ato paguhen njëjtë si burrat në pozitën e njëjtë, kurse 19 për qind janë të sigurta që burrat paguhen më shumë për punën e njëjtë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










