Lajme
Gratë Ndërmarrëse nga Kosova dhe Bizneset nga Diaspora takohen në Cyrih
Gratë ndërmarrëse të cilat u prezantuan në këtë takim ishin nga sektorët e prodhimit, përpunimit të ushqimit edhe TIK-ut
Në Cyrih është mbajtur takim me Gratë Ndërmarrëse nga Kosova dhe Bizneset nga Diaspora B2B e organizuar nga Germin. Platforma mediale albinfo.ch ka mbuluar këtë aktivitet të rrjetëzimit të grave sipërmarrëse.
Takimi është zhvilluar në ambientet e lokalit Aubery në Cyrih i përkrahur dhe mbështetur dhe USAID Kosovo Compete Activity. Gratë ndërmarrëse të cilat u prezantuan në këtë takim ishin nga sektorët e prodhimit, përpunimit të ushqimit edhe TIK-ut.
Dhjetë (10) Gratë Ndërmarrëse nga Kosova, vlerësohen të jenë me potencial për eksport të produkteve dhe shërbimeve, disa prej të cilave tashmë kanë filluar të eksportojnë në rajon dhe Evropë.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarja e Rrjetit te Bizneseve Shqiptare ne Zvicer, Znj.Merita Pinta si dhe nënkryetari i këtij rrjeti Z.Rexhep Berisha.
Fjalë hyrëse në këtë takim pati edhe Z. Sami Kastrati, udhëheqësi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih. Z.Kastrati ka ofruar mbështetjen e plotë për punën e organizatës Germini si dhe gjitha ndërmarrjet në Kosovë. Ai ka thënë se të gjithë indikatorët ekonomik tregojnë për një rritje të vazhdueshme të shkëmbimit tregtare Kosove –Zvicër. Z.Kastrati ka shtuar se me përfundimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë, do ta dyfishon shkëmbimin tregtar mes dy vendeve siç janë Zvicra dhe Kosova. Ai me tutje ka shtuar se e bën krenar fakti i fuqizimit të rolit të gruas si në Kosovë e po ashtu edhe në Zvicër, kjo sipas tij flet shumë, jo vetëm për sektorin e përfaqësimit por edhe sektorët e tjerë.
Një fjalë rasti ka pasur edhe Znj. Teuta Kerhani-Rifati, sipërmarrëse dhe përfaqësuese e Prointegra. Ajo pasi ka përshëndetur gratë ndërmarrëse, ka thënë se beson se ky aktivitet organizuar nga Germin me mbështetje e USAID do tu shërbejë edhe institucioneve dhe qeverive të vendeve tona lidhur me politikat e diasporës e që ato të përpilonin plane konkrete për ndërtimin e disa niveleve që duhet të përfshin gjithë aktoret relevant e veçanërisht personat transnacional dhe rrjetet.
Znj.Kerhani-Rifati, me tutje ka shtuar se do të ishte me interes që këto takime me gratë ndërmarrëse të organizohen edhe në Kosovë, duke sjellë përvojat e tyre nga Zvicër gratë që kanë arritje në fusha të ndryshe e veçmas ato në fushat e prodhimit apo menaxhimit.
Lirim Krasniqi, Bashkë-Drejtor në Germin ai ka thënë se është iniciativa e parë e këtij lloji, por që shpresoj do të këtë një vazhdimësi ngase ka potencial të madh në Kosovë prej grave. Ai ka thënë se përveç tjerash angazhimi ekonomik i grave ndikon jashtëzakonisht shumë në zhvillimin ekonomike të vendit tonë.
Në kuadër të këtij takimi ishte i përfshirë edhe një diskutim me temën, “Mundësitë e bashkëpunimit: Diaspora për Gratë Ndërmarrëse” e drejtuar nga moderatorja Znj. Blerinë Ukshini, Menaxhere e Projektit, Germin. Në këtë diskutim gratë ndërmarrëse kanë prezantuar pjesë të sukseseve dhe angazhimet të tyre si përfaqësuese të bizneseve që ato drejtojnë. Rrëfime e suksesit të tyre kanë prezantuar Znj. Fatbardha Dallku, nga Innovation Academy, Kosovë, Znj. Valbona Ajeti, nga Grasep, Kosovë, Znj. Elfete Demiraj, nga Blif Organik, Kosovë, Znj. Ariona Jupi, Mentore.
Gratë ndërmarrëse nga Kosova poashtu patën mundësinë të bashkëbisedonin dhe të dëgjonin rrëfimin e suksesit nga sipërmarrësja e suksesshme nga Zvicra, Znj. Merita Pinta, njëherësh Kryetare e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër.
Takimi kishte për synim rritjen e mundësisë së bashkëpunimit mes Grave Ndërmarrëse nga Kosova dhe biznese e profesionistëve nga diaspora në Zvicra.
©albinfo.ch / Armend Berisha
©albinfo.ch / Armend Berisha
©albinfo.ch / Armend Berisha
©albinfo.ch / Armend Berisha
©albinfo.ch / Armend Berisha
©albinfo.ch / Armend Berisha
©albinfo.ch / Armend Berisha
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha