Integrimi
Gratë mësojnë të ngasin biçikletën
Qëllimi kryesor i këtij kursi është ai integrues dhe mbi të gjitha avancon mobilitetin dhe forcon pavarësinë dhe dëshirën për lëvizje
Për herë të dytë në Winterthur u mbajt kursi për mësimin e ngasjes së biçikletës për fillestare. Ky kurs u dedikohet në radhë të parë prindërve respektivisht grave nga familjet me gjendje të rëndë sociale dhe personave të angazhuar në projekte të ndryshme integruese. Kursi i quajtur „Kurs për ngasje të biçikletës për fillestarë dhe fillestare“ ka filluar në kuadër të shoqatës„ VereinFamilenstärken“, e cila përkrah projektet të cilat si qëllim kanë përkrahjen e hershme të familjeve me fëmijë të moshës parashkollore. Kjo shoqatë është edhe bartëse e këtij projekti.
Pjesëmarrëset e këtij kursi udhëzohen nga persona të trajnuar për këto kurse të cilët janë kryesisht gra. Kursi zgjatë gjithsej gjashtë ditë nga dy orë dhe ka një çmim simbolik prej tridhjetë frangash. Në këtë çmim është i përfshirë edhe kujdesi për fëmijë në mënyrë që prindërit të mësojnë të papenguar ngasjen e biçikletës.
Qëllimi kryesor i këtij kursi është ai integrues dhe mbi të gjitha avancon mobilitetin dhe forcon pavarësinë dhe dëshirën për lëvizje, motivon prindërit që së bashku me fëmijët e tyre të merren me sport. Në anën tjetër pjesëmarrësit e këtij kursi sensibilizohen për mbrojtjen e ambientit dhe mbi të gjitha biçikleta është një mjet shumë praktik dhe i lirë lëvizjeje. Një fakt të tillë me kohë e kanë realizuar edhe gratë të cilat kanë prejardhje nga vende të ndryshme e të cilat në vendet prej nga vijnë nuk kishin rast të posedonin biçikletë e as të mësonin ngasjen e saj.
Kursi i parë cili u mbajt vitin e kaluar pati jehonë të madhe në qytetin e Winterthurit me rrethinë si dhe në mediet e shkruara. Si rezultat i kësaj u vërejt një interesim i madh i grave e sidomos atyre migrante për një kurs të tillë. Lista e pritjes për të ndjekur kursin e ardhshëm i cili do të mbahet vitin tjetër, është e gjatë. Pikërisht për këtë arsye ky kurs do të ofrohet edhe vitin e ardhshëm e si bartëse do ta ketë shoqatën“ VereinFamilenstärken“ dhe me përkrahjen si financiare po ashtu edhe në forma tjera nga Byroja për mbështetje të Integrimit në Winterthur (Fachstelle Integrationsförderung Winterthur) shoqata Pro-Velo, Kisha Romano- Katolike e komunës së Winterthurit, TCS- Gruppe Winterthur, Policia e qytetit të Winterthurit dhe Fondacioni Brühlgut.
V.P.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër