Lajme
Gratë me 77% të drejta në punë, 50 vjet për të arritur barazinë
Një hulumtim i Bankës Botërore vë në pah se numri i grave pjesëmarrëse në ekonomi ka rënë nga viti 1970 deri në 2022. Raporti fokusohet në tetë fusha të ekonomisë dhe jep detaje mbi proceset e reformave për drejta të barabarta.
Sipas raportit, trajtimi i barabartë për gratë, përmes ligjit rritë mundësitë për largimin nga varfëria ekstreme si dhe mundëson që gratë nga pozitat e ulëta në vendin e punës të kalojnë në pozita menaxheriale e po ashtu deri të drejtimi ose pronësia e bizneseve të ndryshme.
Në nivel global, gratë kanë vetëm 77% të drejta dhe janë rreth 2.4 miliardë gra që punojnë e nuk kanë të drejtat e njëjta, thuhet në raportin e Bankës Botërore, përcjellë Albinfo.ch
Në raport theksohet se po punohet në këtë aspekt, por që me këtë ritëm duhen të paktën edhe 50 vjet për arritur barazinë gjinore ligjërisht në vendin e punës.
Banka Botërore nënvizon se shumë gra do të pensionohen para se të arrijnë të drejtat e barabarta në punë me burrat dhe shtohet se duhen 1500 reforma për të arritur barazinë substanciale gjinore në mbarë botën.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












