Lajme
Gratë e dhunuara, të harruara nga shteti
Vetëm disa prej tyre kanë pranuar të trajtohen nga institucionet kompetente për tortura gjatë luftës, ndërsa të tjerat vazhdojnë t’i bartin në heshtje ato vuajtje
Gjatë luftës së fundit në Kosovës (1999) janë keqtrajtuar seksualisht rreth 20 mijë femra kosovare, të cilat edhe sot vazhdojnë t’i bartin traumat e luftës. Vetëm disa prej tyre kanë pranuar të trajtohen nga institucionet kompetente për tortura gjatë luftës, ndërsa të tjerat vazhdojnë t’i bartin në heshtje ato vuajtje.
Në Qendrën Rehabilituese për të Mbijetuarit e Torturës, aktualisht janë 100 gra që trajtohen. Ndërsa ka gra që kanë qëndruar në këtë qendër dhe më pas janë larguar, ndërsa ka edhe gra të cilat, për shkak të paragjykimeve, nuk lajmërohen.
Feride Rushiti është drejtoreshë e Qendrës për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës. Ajo thotë se ndihmat që u janë bërë kësaj kategorie të njerëzve kanë qenë shumë sipërfaqësore.
“Prej 99-ës e deri në vitin 2014 mund të themi lirshëm, ka qenë vetëm shoqëria civile, e cila përmes programeve, projekteve parciale, është munduar me iu ardhur në ndihmë këtyre kategorive”, tha Rushiti, sipas të cilës, viktimat seksuale jetojnë në kushte tejet të vështira.
Ndryshe, në korrik të vitit 2014, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nisi një fushatë për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Ajo inicioj një peticion që arriti 115 mijë nënshkrime, për ta dërguar më pas në zyrën e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Tahiri, kërkonte nga OKB-ja që edhe Kosova të përfshihej në raportin e tyre të bëra për gratë e dhunuara gjatë luftërave në të gjithë botën.
“Pasi ne kemi komunikuar rezultatet, kemi përgatitur planin statistikor me të gjithë dokumentacionin, i kemi shkruar OKB-së, i kemi shkruar zyrës së përfaqësueses së lartë për këtë çështje, zonjës Bangura, dhe sot e kësaj dite ende nuk kemi marrë përgjigje”, thotë Tahiri.
Ndryshe, Kpress sjell rrëfimin rrëqethe të një gruaje shqiptare që ishte dhunuar seksualisht nga ushtarët serbë gjatë luftës. Gjithçka, sipas saj, nisi pasi ajo më shumë familjarë të saj u stacionuan në një shtëpi, për të mos rënë në duart e forcave serbe. Fatkeqësisht, ajo shtëpi nuk ishte strehimi e mbrojtja e saj. Aty për së gjalli e gjeti ferrin.
Pas 15 minutave që ishin vendosur në atë shtëpi, forcat serbe kishin hyrë me dhunë duke i kërcënuar me vrasje, gra, pleq e fëmijë.
Nga ajo dhomë ku të gjithë ishin strukur, atë, e nxorën jashtë me forcë.
“Ma ka ngjit mbas qafe, e për xhemperi që e kam pas më ka shty përpara e më ka qit në tjetrën dhomë. E ka thirr edhe një tjetër, i tha hajde edhe ti, ai i tha ‘jo, kam punë me këta këndej’. Dhe më ka nda e më ka dërgua në tjetrën dhomë, vetëm një muri në mes e kemi pas… Edhe kom shku në atë dhomë, nuk e kom ditë se çka do të ndodhë me mua”, thotë ajo..
Sytë e saj ishin të fokusuar tek thikat e mprehta të paramilitarëve, e mendja i shkonte tek masakra që mendonte se do të mund t’ia bënin. Ajo nuk e kishte menduar dhunimin.
“Edhe më ka thënë, hajde, zhveshi teshat. Unë e kam ditë aty për aty që do të më masakrojë, mua, se për ata i nijsha… Unë për veti nuk mujsha me ia marrë vesh fjalën, se çka po më thotë, edhe i preku teshat e veta. Hiqe këtë, hiqe këtë, edhe i heka qysh më tha. Midis dhomës në këmbë isha mbet. Edhe aty e ditsha që ky do të më masakrojë sikur qysh i kanë masakru të gjithë”, thotë ajo.
Duke iu dridhur zëri e duke i lotuar sytë, ajo mundohet të përshkruajë minutat kur u keqtrajtua fizikisht.
“Ish kanë një krevat aty, më tha ulu në krevat…dhe u ula ashtu qysh më ka bërë nëna. Kur u ula aty tha jo, unë pritsha që po më masakron…dhe ka fillu me më dhunu….edhe aty e di që kam bërtit, thash çka donë me më ba kështu, aq që më ka ardhë diqysh. Dhunimin ma ka bërë në gojë….tani ka filluar edhe në tjera forma. Edhe më ka thënë qu vishu, edhe më ka shajt”, thotë ajo.
Trupi i saj rrëqethët sa herë përpara saj dalin ato skena trishtuese.
“Maltretimet kanë zgjatë shumë…dikur u bëra një, u çmenda….Edhe kam dalë shpejtë e shpejtë, nuk e di as vet qysh, a jam veshë a nuk jam veshë, do mbarë do mbrapsht, kam shku prapë te fëmijët, ishin kanë fëmija duke qajtë ”, thotë ajo.
Viktima e dhunës seksuale gjatë luftës, ndjehet e braktisur nga shteti. Ajo sa herë dëgjon të përmenden serbët, kujtimet i kthehen aq të freskëta, sikur të ishin duke i ndodhur tani.
Vetëm 15 vjet as luftës, institucionet e Kosovës kanë vendosur t’i fundin këto gra si pjesë e kategorive të luftës, në mënyrë që dhe atë të kenë përftime nga shteti.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?