Shkurt.ch

Gratë dhe burrat do të kenë të njëjtat paga

Gjermania do të rregullojë me ligj barazimin e pagave të burrave dhe grave, citojnë mediat gjermane ministren Manuela Schwesig.

Qëllimi është për të inkurajuar barazinë, pa vendosur kufizime në marrëveshjet kolektive.

Sipas statistikave federale gjermane, femrat në Gjermani fitojnë më pak se meshkujt. Më 2013 burrat kanë fituar mesatarisht për një orë 19,84 euro, ndërsa gratë 15,56 euro. Partnerët e koalicionit në qeverinë gjermane janë dakorduar që dallimin ta rregullojnë me ligj dhe qëllimi është transparencë më e madhe në strukturën e pagave dhe rritjen e pagesave për një orë për punët që tradicionalisht i kryejnë më shumë gratë.

Sindikatat kanë përshëndetur paralajmërimet për rregullimin me ligj të dallimit në paga.

“Mirë dhe i drejtë është që koalicioni nuk është më i gatshëm të tolerojë diferencën në pagë mes burrave dhe grave”, tha Elka Hannak, nënkryetare e Federatës së Sindikatave gjermane.