Lajme
Gratë afariste nga Kosova, mirëpriten në Ambasadën e Vjenës
Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë, u pritën në një takim jo formal një grup i femrave afaristeve nga sektori i Teknologjisë Informative dhe një numër i përfaqësuesve të Start-up , që të gjithë nga Kosova, shkruan albinfo.at.
Ky Grup nga Kosova po qëndronin në një vizitë pune javore 3-9 Qershor në Vjenë në kuadër të festivalit “ViennaUP”, festival ky mbarëbotëror i sipërmarrjes dhe inovacionit, i krijuar nga komuniteti startup për botën.
Kjo ishte vizita e parë e këtij lloji dhe pjesëmarrja e parë e bizneseve të Kosovës në Vienna Up festival, dhe se të pranishmit njoftuan se ngjarjet në këtë festival, u njoftuam se ishin projektuar dhe organizuar nga 35+ partnerë të programit dhe janë bashkuar me mbështetjen e Agjencisë së Biznesit të Vjenës në një festival njëjavor. Andaj, ky aktivitet u përmbyll më së miri në një event/ takim të organizuar nga Ambasada e Kosovën në Austri në koordinim me Rrjetin e Bizneseve Shqiptare në Austri.
Këshilltarja në Ambasadë znj. Kaltrina Ademi Oruci, ju ofroi përkrahjen dhe mbështetjen e pakusht përfaqësuesve të bizneseve nga Kosova, duke iu bërë me dije që ambasada është shtëpia e tyre jashtë Kosovës dhe duke i inkurajuar për punën dhe arritjet e tyre të jashtëzakonshme.
Në këtë takim mysafirët nga Kosova i përshëndeti edhe Yll Blakaj kryetar i Rrjetit të bizneseve Shqiptare në Austri, e po ashtu dhe koordinatorja e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, znj. Lindita Fetiu Sina, e cila theskoi se edhe pse në komunitetin tonë në Austri nuk kemi mjaftueshëm afariste femra, ato që i kemi janë me të vërtet të jashtëzakonshme dhe janë lidere në fushën e tyre.
Grupin nga Kosova, i përfaqësoj në një fjalë rasti drejtoresha e STIKK-ut znj. Vjollca Cavolli.
Ajo shprehi mirënjohje për Ambasadën dhe realizimin e këtij takimi duke potencuar se askund më mirë nuk ndihemi se në shtëpinë tonë, e po ashtu shprehu krenarinë e saj që kishte për afaristet femra të cilat shfrytëzuan në maksimum vizitën në Austri për tu rrjetizuar, bashkëpunuar dhe prezantuan Kosovën në eventet ku ishin pjesëmarrëse.
Në mes tjerash theksoi se Kosova ka një potencial të jashtëzakonshëm që pak shtete e kanë, dhe në një sektor të dominuar nga gjinia mashkullore – vendi ynë dallon për prezencën e madhe të femrave në këtë sektor, që është një krenari dhe arritje e madhe.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind