Futboll

Grasshopper vazhdon kontratën me kapitenin shqiptar, Amir Abrashi

Grasshopper Club Zurich ka  njoftuar për vazhdimin e kontratës me kapitenin shqiptar Amir Abrashi. Mesfushori 34-vjeçar do të qëndrojë te GCZ edhe për një sezon.

“Me lidershipin, pasionin dhe përkushtimin e tij, Amir Abrashi është pjesë e pazëvendësueshme e skuadrës”, thuhet në njoftim.

Ai luajti për Grasshopers nga 2010 deri në 2015 para se të transferohej në SC Freiburg në Bundesligë. Në total ai plotësoi 258 paraqitje për GC Zurich.

Drejtori sportiv Stephan Schwarz pati lavde për Abrashin.

“Amiri nuk është një person i shkëlqyer vetëm për nga sporti, por edhe për nga karakteri dhe është një figurë e rëndësishme identifikuese për GC. Ai është një model dhe do të vazhdojë të na mbështesë në sezonin e ardhshëm me përvojën dhe angazhimin e tij.”

Kapiten Amir Abrashi u shpreh krenar për vazhdimin e kontratës dhe punës më klub.

“GC Zurich do të thotë jashtëzakonsht shumë për mua dhe jam krenar që vazhdoj të mbaj logon në gjoks. Do të bëj më të mirën dhe do të luftoj gjithmonë për klubin”.