Futboll

Graniti me këpucë speciale në Rusi

“R” për babanë e tij Ragipin, “E” për nënën e tij Elmaze, “T” për vëllain Taulantin, “G” për Granitin (veten) dhe “L” për gruan e tij Leonita

Granit Xhaka shqetësoi tifozët në Zvicër, për shkak të një lëndimi në stërvitje, megjithatë, ai do të jetë i gatshëm për Kampionatin Botëror në Rusi, shkruan ‘Blick’.

Të dielën ai u stërvit veçmas në fushën e trajnimit në Villarreal, për të qenë i gatshëm për Rusi, përcjell albinfo.ch.

Ai gjithashtu do të ketë edhe këpucët speciale në Kampionatin Botëror me inicialet “R.E.T.G.L.” për personat më të rëndësishëm në jetën e Granitit.

“R” për babanë e tij Ragipin, “E” për nënën e tij Elmaze, “T” për vëllain Taulantin, “G” për Granitin (veten) dhe “L” për gruan e tij Leonita, njofton tutje albinfo.ch.

Zvicra ndodhet në grup së bashku me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën. Takimi i parë do të jetë ndaj pesë herë kampionëve të botës, Brazilit, më 17 qershor.