Futboll

Graniti e feston titullin me familje

Ky është titulli i parë në histori të Leverkusenit në Bundesligë në 120 vjet themelimi si klub

Granit Xhaka e festoi titullin kampion në Bundesliga me familjen e tij.

Mesfushori shqiptar ishte i rrethuar nga nëna, babai, gruaja dhe vajzat e tij, pas përfundimit të ndeshjes mes Bayer Leverkusenit dhe Werder Bremenit në kuadër të javës së 29-të në Bundesligë.

Ndeshja përfundoi 5:0 në të mirë të ekipit të Xhakës, me çka edhe arritën të kurorëzohen kampion pesë xhiro më herët se përfundimi i këtij sezonit.

Pas ndeshjes, Xhaka është takuar me familjen e tij, ndërsa babai i tij – Ragip Xhaka pati edhe një mesazh për Xabi Alonson.

“Xabi Alonso në histori të futbollit”, ka shkruar babai i Granitit në rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.

Ky është titulli i parë në histori të Leverkusenit në Bundesligë në 120 vjet themelimi si klub.