Futboll

Granit Xhaka shumë i interesuar për një kalim tek Roma

Granit Xhaka është aq i interesuar për të kaluar në Romë aq sa thuhet se vendosi të heqë dorë nga bonuset e tij të Arsenalit për t’u bashkuar me José Mourinho.

“Special One” ka bërë që Xhaka të jetë prioritet i transferimit këtë verë dhe të dy klubet janë afër arritjes së një marrëveshje.

Gjigandët e Serie A i kanë ofruar Arsenalit 15 milion euro shtesë për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit.

La Gazzetta dello Sport raporton se kapiteni i Arsenalit tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Romën.

Ai do të nënshkruajë një marrëveshje katër-vjeçare, 2.5 milion € në vit dhe tashmë ka informuar “Topçinjtë” se ai dëshiron të transferohet në Romë.

Përfaqësuesi i Zvicrës ka bërë edhe më shumë, duke i thënë klubit të tij se ai do të heqë dorë nga shpërblimet e tij nga fushata 2020-21 për ta bërë më të lehtë marrëveshjen midis dy klubeve.

Kontrata e Xhakës me Arsenalin skadon në qershor 2023. Ai ka 13 gola dhe 20 asistime në 220 paraqitje me “Topçinjtë”