Futboll

Granit Xhaka shënon në fitoren ndaj Eintracht Frankfurtit

Bayer Leverkuseni ka arritur fitoren e parë pas dy barazimeve rresht, duke vazhduar të jetë skuadra e vetme pa humbje.

Në ndeshjen që u zhvillua në kuadër të xhiros së 32-të, Leverkuseni e ka mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat 1:5, transmeton albinfo.ch.

Granit Xhaka ka shënuar në minutën e 12-të të ndeshjes ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Patrik Shick në minutën e 44-të, Exequiel Palacios në minutën e 58-të, Jeremie Boateng në minutën e 77-të dhe Victor Boniface në minutën e 89-të në penallti.

Pas kësaj fitore Bayer Leverkuseni ka 84 pikë ndërsa Eintracht Frankfurti 45 pikë.