Futboll
Granit Xhaka nominohet për “Topin e Artë”
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, është nominuar për çmimin prestigjioz të “Topit të Artë”. Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për mesfushorin shqiptar.
Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.
Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit, transmeton telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr. i Real Madridit, Rodri i Manchester City-t dhe Jude Bellingham, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar Topin e Artë.
Nominimi i Granit Xhakës është një dëshmi e suksesit të tij dhe ndikimit që ka pasur në fushë gjatë vitit të fundit, duke e bërë këtë një moment të veçantë për karrierën e tij dhe për tifozët e tij.
Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusein pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër Reshjet e para të borës në ultësira po shkaktojnë disa ndërprerje në qarkullim. Në Cyrih, Bernë...
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV