Futboll

Granit Xhaka, ‘mbreti’ i pasimeve në Bundesligë

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka po vazhdon të bëjë paraqitje fantastike me klubin gjerman.

Granit Xhaka vazhdon të tregojë pse është një nga mesfushorët më të rëndësishëm në futbollin evropian, përcjell albinfo.ch.

Referuar statistikave të fundit nga “Bundesliga Match Facts”, mesfushori shqiptar nga Kosova, i cili luan për Bayer Leverkusen, kryeson Bundesligën për performancën më të lartë në pasime.

Me 1966 pasime të suksesshme, Xhaka arrin një performancë pasimi prej 67.0, duke lënë pas rivalët e tij kryesorë, Angelo Stiller të Stuttgartit dhe Joshua Kimmich të Bayern Munichut.

Ky sukses vjen në një sezon të mirë për Leverkusenin, që po lufton për titullin në Bundesligë dhe ka shfaqur një stil loje dominant nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso.

Roli i Xhakës në këtë ekip është kyç, duke qenë dirigjenti i mesfushës dhe një faktor vendimtar në ndërtimin e aksioneve sulmuese të skuadrës.