Futboll
Granit Xhaka, i nominuar për Sportistin e Vitit
Ylli shqiptar është i nominuar për një çmim shumë të rëndësishëm
Granit Xhaka është i nominuar për Sportistin e Vitit në Zvicër.
Xhaka ka pasur paraqitje shumë të mira me Bayer Leverkusenin, ku fituan titullin për herë të parë në Gjermani, madje, duke fituar titullin pa asnjë humbje, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu ai kishte paraqitje shumë të mira me Zvicrën. Kujtojmë se Xhaka ishte në mesin e 30 futbollistëve të nominuar për Topin e Artë, ku në fund u rendit i 16-ti. Kjo ishte hera e parë që një futbollist shqiptar nominohet për Topin e Artë.
Në edicionin e kaluar hyri në ekipin më të mirë të Bundesligës dhe Ligës së Evropës.
Xhaka ka fituar tri herë çmimin si Futbollisti më i mirë në Zvicër: 2017, 2022 dhe 2023.
Çmimi do të ndahet më 5 janar.
Linku për votim:
https://www.sports-awards.ch/de/
E-Diaspora
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora 107,158 votues nga diaspora kanë aplikuar për votim në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të...
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Presidentja e ri e Zvicrës në 2025 Në vitin 2025, stafeta presidenciale do t'i kalojë nga Viola Amherd Karin Keller-Sutter, një anëtare e...
-
Migros viktimë e kriminelëve kibernetikë që ua keqpërdorin logon
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025?
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane