Futboll

Granit Xhaka debaton ashpër me tifozët e Arsenalit

Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka, pas humbjes 1:3 kundër Manchester United, ka zhvilluar një debat të ashpër me një tifoz, shkruajnë mediat e huaja, përcjell albinfo.ch.

Granit Xhaka gjithnjë ka një zemër të madhe për tifozët e klubeve, ku deri më tani ka luajtur. Pyetni p.sh. në Bazel apo Gladbach. Atje, kapiteni i mëparshëm akoma adhurohet. Sepse ai shpenzonte kohë për tifozët, ishte i sjellshëm, jepte nënshkrime, pozonte për fotografi.

Xhaka është gjithashtu një kënaqësi e tifozëve në Londër. Ai asnjëherë nuk i shmanget ballafaqimit. Sepse ai thotë se çfarë mendon, përcjell albinfo.ch. Dhe, për shkak se ai shpenzon kohën e tij – si në Bazel dhe Gladbach – për ndjekësit e tij.

Edhe pas humbjes së hidhur 1:3, në FA Cup kundër Manchester United. Ndërkohë që shokët e skuadrës iu shmangen tifozëve të acaruar me makinat e tyre, Graniti ndalon, ulë xhamin e veturës dhe përfshihet në diskutime.

Por kur një tifoz befas fillon të ofendojë kapitenin e përfaqësueses zvicerane, Xhaka bëhet shumë i gjallë, përcjell albinfo.ch. “Mbylle gojën”, i bërtet futbollisti 26-vjeçar, e mbyll dritaren dhe largohet.

Arsyeja për zhgënjimin e tifozëve është e qartë: Me diskualifikimin në FA Cup, Arsenali ka lëshuar një tjetër shans për ndonjë titull. Tashmë në League Cup, Xhaka dhe Co u diskualifikuan, në dhjetor me rezultat 0:2 ndaj Tottenhamit.

Rasti për titullin e kampionit tashmë kohë të gjatë është humbur, mbetet vetëm Europa League, përcjell albinfo.ch. Atje, Arsenali takohet me Bate Borisovin nga mesi i shkurtit. Mbetet të shihet nëse tifozët do të jenë më të mëshirshëm deri atëherë?