Lajme
Granit Xhaka: Babai im është heroi im
Granit Xhaka aktualisht po luan ndoshta sezonin më të mirë të karrierës së tij me Bayer Leverkusen. Pas dhjetë ditësh ndeshjesh, Werkself janë në krye të Bundesligës dhe gjithashtu pati tri fitore në tri ndeshje në Europa League.
Vetëm Alejandro Grimaldo dhe Edmond Tapsoba kanë luajtur deri më tani më shumë minuta se sa i sapoardhuri zviceran i verës, shkruan 20minuten.
Në formatin televiziv të klubit “The Werkself Friends Book”, Xhaka tani ofron një pasqyrë në lëvizjen e tij nga Arsenali në Leverkusen. Mesfushori pyetet nëse ka qarë ndonjëherë nga gëzimi.
“Në çdo rast. Unë jam një person shumë emocional. Më pëlqen të qaj dhe nuk më vjen turp për këtë. Edhe kur kaloi transferimi në Leverkusen, unë qava sepse doja shumë të kthehesha në Gjermani, thotë Xhaka..
Banori i Bazelit ka dhënë një përgjigje emocionale edhe në pyetjen se kush ishte heroi i tij personal: “Babai im është heroi im. Në Kosovë kreu tre vjet e gjysmë burg si i burgosur politik. Para luftës ai iku në Zvicër. Ai u sakrifikua për ne dhe la pas pjesën tjetër të familjes. Ai e hodhi këtë hap, sepse donte një të ardhme më të mirë për ne”, tha Xhaka, përcjell albinfo.ch.
Kapiteni Nati zbulon edhe detaje të shumta qesharake nga jeta e tij në videon gati 13 minutëshe. Për shembull, Xhaka tregon se do të donte të bënte snowboard pas karrierës së tij në futboll, se mund të imagjinonte modelin e flokëve të Rudi Völler-it dhe se nëna e tij e quan me dashuri “Poncho” – pasi kishte fituar një krokodil nga Kosta Rika që dikur ishte i famshëm ndërkombëtar, shkruan 20minuten.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor