Sporte Luftarake
Granit Shala mposht gjermanin Dietz, fiton titujt IBF International dhe IBO Inter-Continental
Boksieri kosovar i kategorisë së rëndë, Granit Shala, ka fituar dy tituj me peshë të shtunën mbrëma në Karlsruhe të Gjermanisë.
Shala mposhti me vendim të gjyqtarëve pas 12 raundeve gjermanin e pamposhtur, Daniel Dietz, dhe fitoi titujt IBF International dhe IBO Inter-Continental.
Për Shalën është një hap i madh para në karrierë. Ai boksoi si mysafir të shtunën.
Në fund dy anëtarë të jurisë ia dhanë Shalës fitoren e njëri ia dha Dietzit.
Për Shalën është fitorja e 17-të në boksin profesionist karshi një humbje. Dietz ka tash 13 fitore e një humbje.
Shala 28-vjeçar është pjesë e kompanisë së njohur promovuese gjermane Agon Sports.
“Granit Shala të jam falënderues dhe jam krenar që ia arritëm qëllimin. Detyra jonë e ardhshme është ta mbajmë nivelin e të shkojmë më lartë”, ka shkruar trajneri i Shalës, Agron Kurtishi, në rrjetin social “Facebook”.
E-Diaspora
-
Në konsullatën e Kosovës në Cyrih, promovohen veprat e Dr. Xhavit Lipajt Nën patronatin e shefit të misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, të...
-
Jela Berisha përfaqëson shkollën shqipe “Ostermunndigen Bern” me interpretim të librave
-
Mbi 5,500 qytetarë të Kosovës morën leje pune në Gjermani, brenda 5 muajve
-
Një projekt mbi “plakjen e shëndetshme” të komunitetit shqiptar të Zvicrës
-
Valdrin Gashi, një kosovar në skenat italiane të operës
Jeta në Zvicër
-
Anulimi i moshës më të lartë të pensionit për gratë zvicerane u refuzua nga gjykata e lartë Dy partitë e majta dhe sindikatat që bënë ankesën u zhgënjyen nga vendimi...
-
Cyrihu blen më shumë shtëpi se kurrë më parë, por me pak efekt
-
Në konsullatën e Kosovës në Cyrih, promovohen veprat e Dr. Xhavit Lipajt
-
Përballë të ftohtit, Gjeneva forcon sistemin e saj të akomodimit emergjent
-
Jela Berisha përfaqëson shkollën shqipe “Ostermunndigen Bern” me interpretim të librave