Shqipëria
Grabitje në Kamëz, vdes burri, plagoset gruaja
I ndodhur në gjendje të rëndë, 52 vjeçari Agim Buci nuk ia doli duke ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën
Tentativa për grabitje në mini-marketin e një çifti bashkëshortësh në Kamëz që rezultoi me një të vdekur dhe një të plagosur ka tronditur Tiranën.
Ngjarja ndodhi në orën 21:20 në rrugën “OSBE” ku dy autorët kanë shfrytëzuar faktin që vëmendja ishte tek super ndeshja Bayern Munich – Real Madrid për të ekzekutuar planin e tyre për të grabitur mini-marketin e bashkëshortëve Agim dhe Merita Buci, të cilët ndodheshin brenda në atë moment.
Dyshohet se dy grabitës me maska kanë hyrë në ambientet e marketit duke kërkuar paratë, por në rrethana ende të pasqaruara nga grupi hetimor, njëri prej tyre ka qëlluar fillimisht në drejtim të bashkëshortit, ku njëri prej plumbave ka kapur në këmbë edhe Meritën, mëson Albeu.com.
I ndodhur në gjendje të rëndë, 52 vjeçari Agim Buci nuk ia doli duke ndërruar jetë në spital, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën, përcjell albinfo.ch.
Forca të shumta policie gjendën në vendin e ngjarjes për të zbardhjen e plotë të saj dhe identifikimin e autorëve.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik