Lajme

Grabitet një bankë në Bernë

Një person ka sulmuar një bankë dje pasdite në Zollikofen. Ai kërcënoi një punonjës dhe kërkoi lëshimin e parave të gatshme.

Pas këtij akti penal, ai iku nga vendi i ngjarjes.

Pasi u njoftua policia, disa patrulla kontrolluan për të arratisurin. Grabitësi i dyshuar nuk u gjet, ka njoftuar gjatë ditës së sotme prokurori rajonal dhe policia kantonale e Bernës.

Siç tha një zëdhënëse, policia nuk bën të ditur, për arsye taktike, saktësisht se si u kërcënua punonjësi i bankës. Grabitja u zhvillua në Bernstrasse.