Portrete të firmave
“Gostivar”, dikur një shitore e vogël sot me produket nga i tërë Ballkani
Krahas shitores së tyre, Osman dhe Muhamet Reshiti tani furnizojnë mbi 400 shitore nëpër Zvicër me produkte të mishit që i prodhojnë në fabrikën e tyre të mishit
Një stendë në oborrin të shitores, vjen një erë e shijshme nga ushqimet e skarës. Radhët janë të gjata për të shijuar hamburgerët.
Të tjerët nxitojnë në market për të bërë pazarin e fundjavës.
Prizreni Tetova, Gostivari, produkte nga të gjitha vendet e Ballkanit. Vend të veçantë kanë zënë produktet nga Kosova.
“Gostivar” është emri i marketit në Rothrist (AG) tashmë i njohur për të gjithë në këtë rrethinë po edhe më larg në Zvicër. Albinfo.ch prezanton Muhamet Reshitin nga Vrapçishti i Gostivarit, i cili për 18 vjet bashkë me babain e tij drejtoi me sukses biznesin familjar “Gostivar” në Rothrist.
Marketi i shqiptarit me rrënjë nga Gostivari frekuentohet nga të gjitha nacionalitetet, e më shumë nga shqiptarët. Dhe kjo është e kuptueshme, pasi që tani në raftet e tij ka me dhjetëra produkte nga Kosova në mesin e mijërave produkteve nga të gjitha vendet e Ballkanit.
Ka më shumë se 20 vite që familja Reshiti nga Vrapcishti ushtron biznesin e vet me tregti me pakicë në Zvicër.
Në Biel/Bienne, babai i Muhametit, Osman Reshiti kishte një shitore të vogël ku punoi deri në vitin 1999, duke e furnizuar në të njëjtën kohë me produkte të mishit, të cilat i ka prodhuar vet.
Tani ata furnizojnë mbi 400 shitore nëpër Zvicër me produkte të mishit që i prodhojnë në fabrikën e tyre të mishit.
Për të bërë të mundur këtë, babë e birë e kshin blerë një mishtore zvicerane, në të cilën do të investonin së shpejti për ta modernizuar me aparatura më moderne të kohës.
Muhameti thotë me krenari se babai i tij ishte njëri ndër shqiptarët e parë në Zvicër që kishte hapur një shitore me produkte nga Ballkani.
Osman Reshiti kishte migruar nga një vend në vendin tjetër: nga Bosnja, Kroacia dhe Gjermania duke përfunduar në vitin 1986 në Zvicër. Osmani kishte trashëguar zanatin e babait në Zvicër. Ata kishin jë qebatore për disa vite dhe në Bosnje.
Me të ardhur në Zvicër ai ishte marrë në filllim me shitblerjen e veturave për të hapur më pas një shitore me produkte nga Ballkani.
Marketi ka marrë emrin “Gostivar” ngase kështu dëshironte Osmani, për të kujtuar qytetin prej nga vijnë ai dhe Muhameti.
Pas disa viteve ata shpërngulen në Rothrist të Aargaut duke zgjeruar biznesin e tyre në marketin “Gostivar”, por edhe duke prodhuar produktet e mishit në fabrikën e tyre në Rothirst.
“Në shitoren tonë vijnë të gjithë, pa marrë parasysh origjinën e tyre ngase i gjejnë të gjitha produktet nga Ballkani, duke përfshirë edhe ato nga Kosova dhe Maqedonia”, thotë 34 vjeçari, i cili jeton në Zvicër nga viti 1986.
“Pasuli i Tetovës” është një nga produktet më të kërkuara nga shitoren “Gostivar”, po edhe turshitë dominojnë në raftet e kësaj shitoreje, tregon Muhameti duke thënë se produktet e tyre janë deri 20-30 për qind më lirë se në vende tjera.
Marketi “Gostivar” tashmë ka një kontratë që të furnizohet me mish hallall për konsumatorët e tij, tregon Muhameti, që është menaxheri këtij biznesi familjar dhe i një fabrike të prodhimit të mishit.
Për Osmanin babain e Muhametit kanë shkruar edhe mediet zvicerane ngase ai ishte i pari që futi në përdorim aparaturat moderne për produktet e mishit. “Për 1 orë makinat tona përpunojnë mbi 400 kilogramë mish duke prodhuar qebapë, suxhuk etj.”, kujton Osmani fillimet në biznes ndërsa thotë se tani ia ka trashëguar biznesin djalit.
Publireportazh
Profili i kompanisë
- Adresa: Industrieweg 32 - 4852 Rothrist
- Aktiviteti: Ushqimore
- Tel: 062 794 01 30
- Fax: 062 794 01 31
- Web: www.gostivar.ch
- E-mail: [email protected]
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?