Futboll

Goool! Zvicra “shkatërron” Hungarinë, shënon golin e tretë

Zvicra shënon golin e tretë kundër Hungarisë

Zvicra ka shënuar fitore të thellë ndaj Hungarisë me rezultat 3-1, shkruan albinfo.ch.

Dominimi i lojtarëve zviceranë ka qenë që nga minuta e parë e lojës duke shënuar tre gola.

Hungari-Zvicër po përballen pasditen e kësaj të shtune, duke nisur nga ora 15:00, në kuadër të raundit të parë të fazës së grupeve në Kampionatin Europian, Gjermani 2024, takim i Grupit A.

Në minutën e12-të të ndeshjes Zvicra ka kaluar në epërsi me golin e futbollistit Kwadwo Duah dhe në fund të pjesës së parë M. Aebischer thelloi rezultatin me golin tjetër.

Ndërkohë në pjesën e dytë në minutin e 59-të shënoi Remo Freuler nga Hungaria.

Vulën e fitorës për Zvicrën e dha Breel Embolo në minutat e lojës shtesë.

Zvicra e nis mbarë Europianin dhe tani ngjitet në krye të Grupit A së bashku me Gjermaninë dhe në krahun tjetër Hungaria pozicionohet në vendin e tretë, por pa pikë, ashtu si Skocia./Albinfo.ch

https://www.supersport.al/video-zvicra-e-nis-me-fitore-mposht-hungarine-dhe-ngjitet-ne-krye-te-grupit-a-bashke-me-gjermanine/