Bota

Google shënon një arritje historike në teknologji

Kompania Google njoftoi për një arritje historike në teknologji.

Google ka informuar se një procesor eksperimental kuantesh ka përfunduar në pak minuta një llogaritje mjaft të komplikuar, për të cilën një super kompjuteri tradicional do t’i duheshin 10 mijë vjet.

Gjigandi i teknologjisë njoftoi këtë të mërkure një përparim në llogaritjet me kuante që i përkasin një brezi të ri kompjuterash

Ekspertët thonë se kjo mund të çojë në përparime të mëdha në inteligjencën artificiale, në thyerjen e kodeve, transportin dhe zhvillimin e ilaçeve.

Nga ana tjetë një kompani rivale, IBM, e vuri në diskutim një element kryesor në pretendimin e firmës Google. IBM vuri në dukje se epërsia kuantike arrihet kur “kompjuterët kuantikë mund të bëjnë gjëra që kompjuterët klasikë nuk i bëjnë dot”. IBM tha se Google nuk e ka përmbushur këtë synim, pavarësisht se kreu një “sfidë të jashtëzakonshme”, siç e quajti IBM, përcjell albinfo.ch.