Bota
Google paditet për diskriminim gjinor
Tri gra që kanë punuar në këtë kompani, po e padisin Google-in për diskriminim në paga në baza gjinore
Praktikat e pagave të Google-it sërish në vëmendje të publikut, për arsye të gabuara.
Tri gra që kanë punuar në këtë kompani, po e padisin Google-in për diskriminim në paga në baza gjinore, përcjell albinfo.ch.
Ato thonë se Google ka qenë në dijeni për pabarazitë që ka bërë.
Sipas akuzueseve, me këtë akuzë po përfaqësohen mijëra të punësuara në Google.
Kelly Ellis, Holly Pease dhe Kelli Wisuri u larguan nga Google pasi kuptuan se kishin rroga më të ulëta se punëtorët meshkuj. Sipas akuzës, Google i veçon gratë në punë duke mos u rritur pagat, ndërse meshkujt me kualitete të barabarta nuk përballen me këto probleme.
Google, në anën tjetër ka thënë se po merret me padinë, por nuk pajtohet me akuzat.
“Nivelet e punës dhe ngritjet në pozita bëhen përmes komiteteve për punësime dhe promovime, dhe duhet të kalohen disa nivele të rishikimeve, përfshirë edhe pagat për t’u siguruar se nuk ka dallime gjinore në këto vendime”, ka thënë zëdhënësja e Google-it, Gina Sciglliano.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026