Lajme

“Google” ndalon reklamat me përmbajtje konspirative të koronavirusit

Në “Google” kanë deklaruar të premten se do të ndalohen faqet e internetit dhe aplikacionet që përdorin teknologjinë e saj të reklamimit të ekzekutojnë reklama me “përmbajtje të rrezikshme” që janë kundër konsensusit shkencor gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Motori kërkues” më i madh në botë ka azhurnuar politikën e tij pasi që numri i rasteve të koronavirusi ka vazhduar të tërbohet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, dhe gjigandët e reklamave dixhitale si Google dhe Facebook janë përballur me kritika, për të bërë më shumë për të shmangur dezinformatat.

Nuk lejohen përmbajtjet që përfshijnë teori konspirative, siç është teoria që virusi është një shaka, thonë përfaqësues të “Google” në një deklaratë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch