Shkurt.ch

Google, markë më e fortë në Zvicër

Është hera parë që fiton një kompani e huaj digjitale, e cila fiton çmimin si markë më e fortë zvicerane. Migros apo Rega mbeten në dhjetë firmat më lart të përfaqësuara.

Zviceranët janë patriotë kur është fjala për produktet e tyre. Nga dhjetë markat më lart të përfaqësuara konsumatorët zviceranë kanë zgedhur vetëm tri jashtë vendin.

Toblerone tani është në duart e të huajve, por është me origjinë nga Zvicra. Kështu bëhet e ditur nga rezultatet e fundit të vlerësimit të markave nga Brand Asset Valuator, të realizuar nga firma konsulente Young & Rubicam (Y & R) Group, raporton 20min, përcjell albinfo.ch.

Gjatë kësaj analize konsumatorët zviceranë janë pyetur në lidhje me perceptimin për mbi një mijë marka të ndryshme.

Migros, prej kohësh konsiderohet si markë e fortë në Zvicër.  Mirëpo tash Google figuron në krye të rangimit. Në vendin e tretë vjen Rega, e cila pasohet nga Lego dhe Toblerone.

1. Google
2. Migros
3. Rega
4. Lego
5. Toblerone
6. Kryqi i Kuq i Zvicrës
7. Wikipedia
8. Victorinox
9. Posta
10. Rivella