Kosova

‘Google’: Uta Ibrahimi, një ndër gratë më të suksesshme në botë

Google ka bërë të ditur se alpinistja Uta Ibrahimi, vajza e parë nga Ballkani, e cila ka ngjitur pesë majat e Himalajeve është listuar e 138-ta në listën e ‘Google’, listë kjo e krijuar në nderim të Hitorisë së Muajit të Gruas, transmeton albinfo.ch.

‘Vitin e kaluar bota ka kërkuar në Google për ‘gruan e parë’ më shumë se kurrë më parë’, ka shkruar Google në kanalin zyrtar në Youtube. Google po ashtu ka shtuar se gratë e kësaj liste janë ato që kanë thyer barriera e kanë inspiruar të tjerat.

Ndërkohë, lajmi u bë i ditur nga vetë Uta, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar ndjekësit e saj se edhe ajo është në mesin e shumë grave të tjera të suksesshme, shkruan kultplus.

‘Mirëmëngjesi … në mesin e shumë grave të tjera edhe unë në Majen Everest, në videon e Goggle duke e festuar Javën e Grave’, ka shkruar ajo. /Albinfo.ch

https://www.youtube.com/watch?v=Oy-L-OVwmZQ&feature=emb_title