Autotech

Google do të mbyllë shërbimin Google Plus

Kompania amerikane e internetit Google njoftoi se do të mbyllë për përdoruesit individualë shërbimin e rrjetit social Google Plus, i cili në muajin mars për shkak të dobësisë së sigurisë shkaktoi vjedhjen e të dhënave të përdoruesve.

Në një deklaratë nga kompania vihet në dukje se shërbimi i rrjetit social Google Plus për përdoruesit individualë do të mbyllet për shkak të dobësisë së sigurisë “bug” që shkaktoi vjedhjen e të dhënave të përdoruesve në mars 2018. Ndërkohë bëhet e ditur se normat e regjistrimit dhe shfrytëzimit të aplikacionit janë ende shumë të ulëta.

Në këtë kuadër aplikacioni i rrjetit tani e pas kësaj do të jetë i hapur për përdorim institucional dhe do të përditësohet dhe përmirësohet në këtë drejtim. 

Nga ana tjetër, kompania për të përmirësuar sigurinë e të dhënave njoftoi se do të sjellë kufizime të reja të qasjes në aplikacionin e e-mailit Gmail dhe sistemin operativ Android. 

Në aplikacionin e-mail në Gmail theksohet se do t’u jepet akses përdorues vetëm aplikacioneve që përmirësojnë funksionalitetin e mesazheve.