Bota
Google+ dhe Instagram i bashkohen luftës kundër gjuhës së urrejtjes
Instagram” dhe “Google+” vendosën t’i bashkohen luftës kundër deklaratave me urrejtje në internet
Rrjetet sociale “Instagram” dhe “Google+” vendosën t’i bashkohen kodit të sjelljes të Komisionit Evropian, ku angazhohen se do të luftojnë kundër deklaratave me urrejtje në internet, njoftoi sot një zëdhënëse evropiane.
“Facebook”, “Twitter”, “YouTube” dhe “Microsoft” kishin firmosur në maj 2016 këtë tekst, nëpërmjet të cilit angazhohen pranë ekzekutivit evropian për të pasur procedura të qarta dhe efikase për të shqyrtuar brenda 24 orëve sinjalizimet e deklaratave joligjore me urrejtje dhe që t’i fshijnë nëse është e nevojshme, transmeton KP.
“Instagram vendosi të bëhet pjesë e këtij luftimi dhe do të aplikojë gjithashtu kodin e sjelljes”, u shpreh komisioneria evropiane e ngarkuar për Çështjet e Drejtësisë, Vera Jourova, gjatë një konference për shtyp. “Madje sot në mëngjes mora mesazhin se edhe Google+ do t’i bashkohet”, shtoi ajo.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih