Futboll
Goli i Zenelit po i ‘çmend’ në Holandë
Zeneli ka dy gola këtë sezon dhe shtatë asistime në Ligën e Holandës
Arbër Zeneli është një nga futbollistët shqiptarë, i cili po shkëlqen në Holandë. Zeneli është asistuesi më i mirë në një nga ligat më të forta evropiane.
Futbollisti i Heerenvenit kaloi në epërsi skuadrën e tij ndaj FC Emmen me një supergol. Ai realizoi nga një gjuajtje e lirë nga rreth 30 metra, shkruan albinfo.ch.
Portieri i ekipit kundërshtar u vendos keq dhe priste një kros. Lojtari të Përfaqësueses së Kosovës nuk mund t’i shpëtonte ky moment dhe e dërgon topin direkt drejt portës duke kaluar në epërsi ekipin e tij në minutën e 30-të për 1:0, derisa ndeshja në fund përfundoi 1:1.
Madje, goli i tij po krahasohet me atë të Ronaldinhos, në Botërorin e 2002 kundër Anglisë.
Zeneli ka dy gola këtë sezon dhe shtatë asistime në Ligën e Holandës.
Wat.Een.Goal #zeneli #heeemm 🤙🏻 pic.twitter.com/XryJn7ptB9
— Brianskie (@Manon_en_Brian) November 4, 2018
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve Sipas udhëzimeve, pensionet e të vejave nuk do të ndërpriten më kur fëmija më i vogël...
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent