Futboll

Gol i ëndrrave i Atdhe Nuhiut

Atdheu, i cili në ishull është i njohur me nofkën "Big Dave", deri më tani ka shënuar dhjetë gola gjatë këtij sezoni: Shtatë në Championship, tre në FA Cup. Vetëm në tre ndeshjet e fundit, kosovari 28-vjeçar arriti të shënojë pesë gola

Atdhe Nuhiu “i ka ndezur motorët”. Ish-sulmuesi i Rapidit të Vjenës është duke shkëlqyer në fanellën e Sheffield Wednesday, sidomos gjatë shënimit të golave spektakolar!

Por, çfarë ndodhi me Atdhe Nuhiun, shtron pyetjen gazeta austriake “Heute”, përcjell Albinfo.ch.

Sa për rikujtim: Ish-sulmuesi i Rapidit, në vitin 2013 u aktivizua tek ekipi i Ligës së dytë angleze Sheffield Wednesday. “Gjigantit” kosovar me gjatësi 1,96 metra, kontrata do t’i përfundojë gjatë kësaj vere.

Por, ish-legjionari i kombëtares së ÖFB (që nga viti i kaluar është duke u angazhuar në Kombëtaren e Kosovës), është përkujdesur që këtë kontratë të mund ta vazhdojë edhe më tej.

Atdheu, i cili në ishull është i njohur me nofkën “Big Dave”, deri më tani ka shënuar dhjetë gola gjatë këtij sezoni: Shtatë në Championship, tre në FA Cup. Vetëm në tre ndeshjet e fundit, kosovari 28-vjeçar arriti të shënojë pesë gola.

Njëri nga ta e ka merituar lirisht titullin e “klasit botëror”. Pas një gjuajtje të shkurtër  dhe nga këndi i gjashtëmbëdhjetëshit godet për të shënuar gol të ëndrrave.

Në Twitter nuk kanë të ndalur lëvdatat për kontributet e fundit.