Futboll

Goditjet nga distanca të KF Bashkimit nga Vevey fatale për kundërshtarët

Për ekipin e KF Bashkimi nga Vevey, aktualisht jeta është duke shkuar si nëpër ëndrra në grupin VII të Ligës së katërt rajonale

Formacioni i ekipit të Ligës së katërt rajonale KF Bashkimi nga Vevey, në fillim të këtij viti është dalluar me disa goditje nga distanca, me të cilat i ka mundur kundërshtarët e tij.
Për ekipin e KF Bashkimi nga Vevey, aktualisht jeta është duke shkuar si nëpër ëndrra në grupin VII të Ligës së katërt rajonale. Djelmoshat e trajnerit Avdulla Imeri gjenden në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit, menjëherë pas FC Roche dhe posedojna sulmin e dytë më të mirë në grup, me 79 gola të shënuar në 18 javë të zhvilluara të kamionatit.
Suksesi i tij i fundit është regjistruar të dielën e kaluar si vendas në Veyre në përballjen me St-Légier (6:2), shkruan “20 Minutes”, përcjell Albinfo.ch.
Në minutën 87, ata shënuan nga mesi i fushës për rezultatin 5:1, ndërsa portieri Alan Lattion thjesht është lobuar.
KF Bashkimi duket se vërtetë e adhuron këtë lloj shënimi golash nga distanca. Në dy videot tjera mund të shihen edhe dy gola të tjerë të këtij lloji. I pari ishte shënuar më 18 mars, kundër liderit aktual në tabelën e klasifikimit, ekipit FC Roche, ndeshje kjo të cilën e fituan me rezultat 4:2 para tifozëve të tyre.
Një goditje tjetër që pothuajse e grisi rrjetin e kundërshtarit, u shënua nga nja distancë prej njëzet metrash në ndeshjen derbi me Atlantic Vevey, në fitoren e thellë 0:3 në të njëjtën fushë më 25 mars të këtij viti.
Ekipi i KF Bashkimit është i vendosur të luajë finalen e promovimit pas disa javësh dhe me siguri nuk do të ndalojë të ecë në binarët e duhur për tu inkuadruar në një rang më të lartë të futbollit zviceran!