Shqipëria
Goditet një grup i prodhimit të drogës, sekuestrohen 42 kg lëndë narkotike

Në Memaliaj të Shqipërisë janë sekuestruar 42 kg lëndë narkotike dhe është arrestuar personi, të cilit iu gjet në shtëpi kjo sasi droge. Policia shqiptare njofton se në këtë aksion është goditur një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, gjithashtu dhe në vijim të kontrollit të territorit, si dhe mbi bazë të informacioneve të marra në rrugë policore se në banesën e shtetasit S. C., në fshatin Xhafaj, Memaliaj, kishte lëndë narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë në Tepelenë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër, kanë organizuar punën për goditjen e këtij rasti. Si rezultat, shtetasi i mësipërm u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë.
Pra, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, se në banesën e shtetasit Spartak Caca, në fshatin Xhafaj të Memaliajt, kishte lëndë narkotike, efektivët e policisë kapën në flagrancë këtë person, duke zhvendosur 7 pako me kanabis në oborrin e banesës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.
https://web.facebook.com/1502420603377639/videos/2034605773492450/?_rdc=1&_rdr
E-Diaspora
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit Të hënën, më 14 prill 2025, në ambientet e shkollës HLB (Hinterleisbach) në Buchrain të kantonit...
-
Sigurimi i veturave: 57% e zviceranëve, kundër diskriminimit të kosovarëve
-
Gjon’s Tears i ftuar special në “Eurovision 2025”
-
Votimi i diasporës, zarfet e para vijnë sot në Tiranë
-
Kanë mashtruar me firmën e kopshtarisë: Djali dëbohet në Kosovë, babai “shpëton”
Jeta në Zvicër
-
Për një vit, gati 43 milionë fjetje në hotelet zvicerane Rekord, niveli më i lartë për mbi 50 vjet....
-
Shitja e një apartamenti është gjithnjë e më e vështirë, veçanërisht në Ticino
-
Banorët e Brienzit lejohen të kthehen në shtëpi gjatë fundjavave
-
Një dritare e re për gjuhën shqipe në Zvicër, hapet klasa e re në Buchrain të Lucernit
-
Qeveria zvicerane synon të zbusë standardet për shpërndarjen e postës