Shqipëria

Goditet mafia shqiptare në Madrid

Policia spanjolle në një operacion në Madrid ka arritur të sekuestrojë një ton kokainë dhe 1.5 milionë euro ndaj një grup kriminal i shqiptarëve.

Portali spanjoll ABC shkrimit për këtë operacion ia ka vendosur titullin “Goditet mafia shqiptare në Madrid”.

Mediat spanjolle bëjnë të ditur se operacioni është organizuar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, drejtorinë e antitrafikut të Kolumbisë, dhe koordinimit me Europol, përcjell albinfo.ch.

Ky grup thonë mediat transportonte kokainën në sasi të mëdha nga Kolumbia, dhe përdornin një rrjet kriminal spanjoll. Droga transferohej me valixhe të mëdha të zeza dhe pretendonin se ishin një shërbim ekskluziv transporti.

Dy shtetas shqiptarë u arrestuan në Madrid, që sipas ABC Madrid ishin përgjegjësi i drogës dhe personi i tij i besuar i grupit kriminal.

Gjithashtu u arrestuan dhe dy spanjollë me shumë dokumente identifikimi, që kishin përsipër detyrën e marrjes grumbullimit dhe transportit të drogës. Gjithashtu në Kolumbi u arrestua dhe kreu i organizatës i cili ishte arratisur nga Spanja në Kolumbi pas sekuestrimit të drogës në Spanjë.