Shkurt.ch

“Glencore“ ua shet një pjesë kanadezëve për të shlyer borxhet

Gjiganti anglo-zviceran i minierave “Glencore” ia ka shitur pothuajse gjysmën e saj të agrobiznesit fondit të pensioneve kanadeze për 2.2 miliardë euro në para të gatshme.

“Të ardhurat nga transaksioni do të përdoren për shlyerjen e borxhin të “Glencore”, e cila po kalon një ristrukturim dramatik“.
Sipas marrëveshjes, të cilën duhet ta miratojnë autoritetet rregullatore dhe të cilat ka gjasa të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit, vlera e përgjithshme e agrobiznesit të “Glencore” arriti në 6.25 miliardë dollarë.

Borxhi i “Glencore” është rritur në rreth 30 miliardë dollarë në shkurt, ndërsa çmimet e lëndëve të para ranë në minimum dhe tregjet kanë frikë se nivelet e larta të borxhit mund të kërcënojnë aftësinë për funksionimin efikas të Departamentit të tregtisë së kompanive zvicerane, raporton Reuters.